Këngëtarja Fatlume Popovci e pa lumtur për 8 mars: Unë zgjodha nënën time, por djali im nuk më qëndroi pranë
Këngëtarja Fatlume Popovci ka emocionuar ndjekësit me një rrëfim të ndjerë në rrjetet sociale, teksa ka ndarë një mesazh të veçantë për nënën e saj me rastin e Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Në urimin e saj, ajo ka hapur zemrën duke treguar edhe një anë të dhimbshme të jetës personale. Fatlumja ka shkruar se këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, djali i saj nuk i ka qëndruar pranë në një periudhë që për të ka qenë e vështirë.
“Unë zgjodha ty, nënën time të mirë. Unë nuk e bëra ashtu siç e bëri djali im me mua… këtë vit nuk më qëndroi në krah”, ka shkruar këngëtarja në mesazhin e saj prekës.
Megjithatë, ajo ka theksuar se pavarësisht kësaj, kujton me shumë dashuri momentet kur i biri e ka surprizuar me lule dhe dashuri në të kaluarën, kujtime që për të mbeten shumë të çmuara.
Rrëfimi i sinqertë i këngëtares vjen në një periudhë të ndjeshme të jetës së saj.

