Keni bërë gabim nëse i keni hedhur farat e specit

Vitamina e cila gjendet te farat e specit, ndihmon në kurimin e disa semundjeve, pasi ato janë të mbushura me vitaminë C. Prandaj, duhet ta ndryshoni praktikën e deritashme që farat t’i hedhni më kosh përpara çdo gatimi.

Farat kanë të njëjtat vlera si speci vetë dhe janë të dobishme kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe mbajtjen e kolesterolit në nivele të ulëta.

Specat janë të pasur me fibër, proteinë, vitamina dhe minerale si magnezi, fosfori, kaliumi, hekuri dhe kalçiumi.

Vlerat e jashtëzakonshme të farave të specit:

Burim i vitaminës C: Ndihmon në përthithjen e hekurit në organizëm dhe është një antioksidant i fuqishëm.

Shëndeti i zemrës: Specat dhe farat e tyre janë një burim i pasur ushqyesish dhe flavonoidësh. Ata parandalojnë mpiksjen e gjakut dhe ulin gjasat e shfaqjes së atakut në zemër apo ishemisë. Kjo është arsyeja përse speci duhet ngrënë me të gjitha farat.

Shëndeti i syve: Janë të mira edhe për shëndetin e syve. Farat janë të pasura me vitaminë A që përmirëson shikimin veçanërisht natën.

Vlera të shumëfishta: Të gjitha llojet e specave, pavarësisht ngjyrës, ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të diabetit, kolesterolit dhe dhimbjeve. Farat përmbajnë kapsaicinë, e cila është një substancë e jashtëzakonshme mirëbërëse.

Shëndeti i lëkurës: Farat duhen konsumuar shpesh, sepse përmbjanë shumë vitaminë E, e cila i jep shkëlqim rinor lëkurës dhe i bën flokët më të fortë.

Djegia e kalorive: Nëse jeni duke përgatitur një sallatë me mish pule, përdorni speca bashkë me fara për një shije më të mirë. Sallata të tilla me këto përbërës janë të shijshme dhe nuk përmbajnë shumë kalori.

Të pasura me fibra: Speci dhe farat e tij janë shumë të pasur me fibër dhe e mbrojnë organizmin nga toksinat dhe bakteret.