“Keni qenë dhe do t’jeni turpi i botës”, imami kosovar reagon ashpër pas mbajtjes së “Paradës së Krenarisë”

Imami i njohur kosovar, Husamedin Abazi, ka reaguar pas mbajtjes së “Paradës së Krenarisë” nga komuniteti LGBTQ+ ditën e sotme në Prishtinë.

Shumë figura politike e pjesëtarë të misioneve diplomatike në Kosovë morën pjesë sot në këtë paradë, e cila kishte moton për këtë vit “Kemi qenë dhe do të jemi”. Në krye të marshit ishte kryeministri i vendit, Albin Kurti.

E imami Hysamedin Abazi, në reagimin e tij e quan “paradë të turpit”.

“Keni qenë dhe do t’jeni turpi i botës”, ka shkruar imami kosovar.

Parada e Krenarisë shënon aktivitetin e fundit në kuadër të Javës së Krenarisë, e cila ka nisur prej 3 qershorit.

“Java e Krenarisë” u dedikohet pjesëtarëve të komunitetit LGBTIQ+. Përgjatë kësaj jave, në shumë vende zhvillohen marshe e protesta, me kërkesën për njohjen e të drejtave ligjore për martesa mes personave të gjinisë së njëjtë.