Kërcënon ish të dashurën, veç me mua, jo me tjetër

Një person në Gjakovë është arrestuar për kanosje ndaj ish të dashurës.

Gjakovë 06.01.2022–12:40Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosur viktimën femër kosovare me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie. Sipas viktimës i dyshuari e kishte kanosë atë me privim nga jeta nëse ajo krijon ndonjë lidhje të re me personin tjetër, apo e lajmëron policinë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë.