Një person vdes në QKUK, një tjetër vdes në banesën e tij në Fushë Kosovë

Dy persona kanë vdekur dje në Kosovë, njëri në QKUK ku ishte duke u trajtuar, ndërsa tjetri në banesën e tij në Fushë Kosovë.

Rastet po hetohen nga policia.

Prishtinë 18.01.2023 – 19:50. Është raportuar se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar aty. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore.

Fushë Kosovë 18.01.2023 – 23:55. Viktima mashkull kosovar deri sa ishte në banesën e tij i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, thuhet në njoftim.