“Kërcet” tenxherja pas dasmës, dhëndri dhe nusja përfundojnë në spital

Një debat i ashpër ka nisur mes një çifti të sapomartuar në Kretë, Greqi, gjatë mbrëmjes të së enjtes.

Gjithçka ndodhi në Meskla, Chania, kur disa orë pas dasmës, dhëndri dhe nusja, të dy 35 vjeç, nisën të debatonin.

Por, konflikti i tyre eskaloi deri në përdorimin e enëve të kuzhinës, si tenxhere apo lugë, shkruajnë mediat greke.

Të dy përfunduan me lëndime në Spitalin e Chania, ndërsa aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.