Kërkohet paraburgim për të pandehurin për sulm seksual ndaj një të miture

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se, më 27 korrik 2022, Prokurori i Shtetit nga Departamenti për të Mitur, ka ndaluar personin me inicialet H.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”, të paraparë sipas KPRK-së.

Po ashtu, sot nga Prokurori i Shtetit është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit në gjykatën kompetente, për veprën penale të lartcekur.

Ndaj këtij rasti, prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, thuhet në njoftim.