KESCO kërkon nga ZRRE rritje të çmimit të rrymës për 21.4 për qind

Kompania furnizuese me energji elektrike (KESCO), ka parashtruar kërkesë për rritje të çmimit të energjisë për 21.4 për qind për vitin 2026.

ZRRE do të shqyrtojë këtë kërkesë dhe do të marrë vendim nëse do ta pranojë ose jo.

KESCO tha se kërkesa u bë “pas marrjes në konsideratë të shpenzimeve të pritshme, kërkesa e FSHU-së për të hyrat e lejuara maksimale për vitin 2026 është 528.78 milionë”.

KESCO thotë se kjo kërkesë reflekton nevojën për të mbuluar kostot e domosdoshme për:

– furnizimin e energjisë elektrike për konsumatorët në shërbim universal
– përballimin e ndikimit të importit si komponent me kosto më të lartë
– rritjen e sigurisë së furnizimit në periudhat e sezonit dimëror që konsiderohen me rrezik të lartë
– mbulimin e kostove operative të nevojshme për ofrimin e shërbimeve cilësore
– mbulimin e kostove të bartshme që lidhen me rrjetin dhe obligimet përkatëse
– trajtimin e diferencave të krijuara nga rrethanat reale të vitit paraprak, në përputhje me parimet rregulative.