Këshillë e vlefshme nga dietologia: Dymbëdhjetë hapat e ushqyerjes së shëndetshme

Dr Anila Kalleshi – dietologe klinike

1. Konsumo një diete ushqyese të bazuar në ushqime të ndryshme me origjinë kryesisht bimore se sa shtazore.

2. Konsumo gjate ditës bukë, drithëra, oriz, ose patate.

3. Konsumo llojshmëri zarzavatesh e frutash disa herë në ditë (së paku 400 gr në ditë), mundësisht të fresketa dhe të prodhuara lokalisht.

4. Mbaj peshën trupore në limitet e rekomanduara (një IMT tek 20-252)., duke mbajtur nivele të moderuara të aktivitetit fizik, çdo ditë. IMT ose BMI = Pesha (kg)/gjatësia2 (m).

5. Mbaj nën kontroll konsumin e yndyrnave (jo më shumë se 30% të energjisë ditore) dhe zëvëndëso yndyrnat më të ngopura me vajrat vegjetale të pangopura si margarina të lehta.

6. Zëvëndëso mishin me dhjamë dhe prodhimet e mishit me bizele, bishtajore, thjerrëza, peshk, pule, ose mish pa dhjamë.

7. Përdor qumësht dhe nënproduktet e tij (qumësht të prerë, salcë kosi, kos djathë e gjizë, që kanë sasi të pakta yndyre dhe kripë.

8. Zgjidh ushqime që janë me përmbajtje të pakët sheqeri, dhe konsumo sheqer me kursim duke pakësuar frekuencën e pijeve me sheqer dhe ëmbëlsirave.

9. Zgjidh një dietë me sasi të pakët kripe. Konsumi total i kripës nuk duhet të jetë më shumë se një lugë caji (6 gr) në ditë, duke përfshirë kripën në bukë dhe ushqimet e konservuara. Duhet përdorur kripë e jodizuar.

10. Në se konsumoni alkool, kufiri i konsumit duhet të jetë jo më shumë se 2 pije (secila të përmbaje 10 gr alkool) në ditë.

11. Përgatitni ushqimin në mënyrë të sigurt dhe higjienikisht pastër. Zieni, piqni, apo gatuani me avuj, o mikrovalë për të pakësuar sasinë e yndyrnave shtesë.

12. Nxisni ushhqyerjen vetëm me qumësht gjiri. Ushqyerja me gji të vazhdojë gjatë vitit të parë të jetës.