Këshilltari Berisha mendon se procesi mësimor duhet të ndërpritet për një javë

Këshilltari komunal i Gjilanit, Burim Berisha, thotë se qeveria e Kosovës duhet të marrë masa shtesë nga java e ardhshme, për shkak të përkeqësimit të gjendjes me Covid-19.

Disa nga masat të cilat duhen të mirren që nga java e ardhshme nga MSH dhe Qeveria:

1. Procesi mësimor të ndërpritet për një javë për shkollat fillore, nëse ska përmirësime të situatës të kalohet në skenarin C – Online

2. Shkollat e mesme të kalojnë në skenarin C – online.

3. Stafi në Komuna dhe institucione të reduktohet.

4. Ulja e pagave të 120 deputetëve për 50%

5. Ulja e pagave të Qeverisë për 50%

6. Largimi i të gjitha shtesave, te të gjithë të punësuarit në institucionet publike, dhënia vetëm e pagës bazë.

7. Shtyrja e projekteve në investimet kapitale (që nuk janë të domosdoshme).

Të gjitha këto mjete që do të krijohen nga këto ndalesa të punëtorëve në sektorin publik të orientohen në ligjin për rimëkëmbjen ekonomike, për muajin nëntor dhe dhjetor.

Nëse nuk ka përmirësim të situatës të vazhdohet edhe në vitin 2021, thotë Berisha.

Inspektimet dhe kontrollat sistematike të vazhdojnë ndaj atyre që shkelin masat Covid19!