Këshilltari i Agim Veliut e quan ‘maqorr’ Albin Kurtin

Këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu, Bajram Gecaj, i është kundërpërgjigjur ashpër ish-kryeministrit Albin Kurti, lidhur me aksionin e mbrëmjes së të premtes në Karaçevë, raporton Mediafokus.info.

Teksa e ka perifrazuar përgjigjen e Kurtit, Gecaj ka shkuar edhe më larg – e ka qujtur ‘maqorr’ liderin e Vetëvendosjes.

“Jo m’ka thonë Agimi k’shtu, jo ashtu, jo të hanën, jo të martën etj ejt …Sido që ta gjuajsh maqorrin (lexo Albinin) në këmbë bjen!”, ka shkruar Gecaj, në profilin e tij në Facebook, transmeton Mediafokus.info.

Ndërkohë, ministri Veliu ka thënë ish-kryeministri Kurti e ka penguar ta realizojë aksionin për goditjen e krimit në Karaçevë.

“Në shkurt më pengoi Kurti, tash s’më ndalë askush. Atë punë do ta bëjë dhe ndoshta do ta dëgjoni shumë shpejtë, do ta bëjë”, ka thënë Veliu./Mediafokus.info/