Kështu bëhej dikur vaksinimi i popullatës kundër epidemive
Derisa po vazhdon vaksinimi i popullsisë kundër virusit VOVID19, një prej epidemive më të reja që po kërcënon njerëzimin, e shpallur pandemi nga OBSH-ja, dikush është kujtuar të publikojë një foto të viteve të shtatëdhjeta të vaksinimit të popullatës.
Besohet se fotoja është bërë në rrethinat e Gjakovës.
“Vaksinimi kundër epidemisë Variola Vera në Kosovë (1972) në fshatrat e Gjakoves”, ka shkruar poshtë saj Ismajl Veliu nga Gjilani.
Nuk dihet nëse Veliu është autor i fotos ose jo, por ai është djali i një punëtori të hershëm e të zellshëm shëndetësor, Rami Veliu, i cili ndërroi jetë para disa muajve./Mediafokus.info

