Kështu e kujton Betejën e Zhegocit kryengritësi i ditëve të para

Shtëpitë e familjes Ahmeti në Zhegoc të Gjilanit, kanë qenë strehë e kryengritësve për lirinë e shqiptarëve, shkruan Mediafokus.info.

Gjatë viteve 1990-1999, shtëpia e Sami Ahmetit ka shërbyer si spital ushtarak, ndërkohë që ky me dy vëllezërit e tij, djalin e axhës, Pajazit Ahmeti (dëshmor) dhe kushërinjtë e tij, i janë kundërvënë armikut me krejta kapacitet ushtarake.

Sot, në 23-vjetorin e Betejës së lalvdishme të Zhegocit, Samiu ndihet krenar që Kosova pati njerëz që nuk u frikësuan që ta japin jetën për këto ditë që i gëzojmë sot.

“Zona Operative e Karadakut në Zhegoc pati e ka ende trima që nuk iu tremb as qerkpiku dhe u dolën ballë forcave serbe duke u flijuar për atdhe. Ne sot kujtojmë dëshmorët si Pajazit Ahmeti (Paja), Alban Ajetin, Tefikun, Ramadanin, Sahitin, Bahtirin, Njaziun e plot të tjerë që na e dhanë lirinë, e vetë u flijuan”, ka thënë Ahmeti për Mediafokus.info.

Ndryshe, në betejën e Zhegocit u vranë tetë ushtarë të UÇK-së: Pajazit Ahmeti, Alban Ajeti, Hanumshahe Abdullahu, Tefik Zymberi, Sahit Baftiu, Shahin Baftiu, Kastriot Baftiu, Njazi Osmani dhe 18 civilë. Ndërsa në fshatin Sllovi u vranë 49 civilë./Mediafokus.info/