Kështu është kur jeton në një shtet të fortë, vjen me aeroplan e merr të sëmurin (VIDEO)
Një aeroplan special sot ka arritur nga Zvicra në Shkup për të transferuar një mërgimtar nga Gostivari i cili është infektuar me Covid-19, shkruan tetovasot.org
Videoja është shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihet se si po transferohet një mërgimtar nga Gostivari i infektuar me Covid-19 i cili shihet teksa futet në ambulancë dhe më pas sipas qytetarit që ka shpërndarë videon do të transferohet në Zvicër apo Gjermani.
“Keshtu veprojne shtetet e forta, vijnë në Gostivar e marrin pacientin dhe e kthejne ne Zvicer apo Gjermani. Te na kësi raste ndodhin vetem me pilitikanet hajdut, hajdutit i behet kesi trajtimi”, ka shkruar qytetari nga Gostivari.

