E shpallin të vdekur Goldin, ai reagon: Jam gjallë

Reperi i njohur Arian Agushi, i njohur si Gold AG është përballur me diçka të pakëndshme, që ai megjithatë nuk ua dëshiron as atyre që e bënë gjestin e ligë.

Dikush nëpërmjet disa postimeve e ka shpallë të vdekur dhe reperi ka reaguar në Instagram duke treguar se është gjallë dhe i tha disa fjalë për ata që e shpallën të vdekur.

“Vëllezër e motra jam gjallë. E pash që disa fëmijë me llogari të rreme kanë komentuar duke shprehur ngushëllime kinse paskam ndërruar jetë. Asaj rruge jemi të gjithë por për like e klikime sot bëhet edhe kjo punë. Uroj të jeni mirë të gjithë, e ju që më keni shpallur të vdekur unë nuk ua dëshiroj vdekjen por jetofshi gjatë e Zoti ju udhëzoftë pa dallim”, ka shkruar Goldi pranë postimit të bërë në Instagram.