Kështu festojnë indianët për Kamalën: Është bija jonë

Fitorja e Joe Biden dhe Kamala Harris ka bërë që festimet të shtrihen edhe te indianët, atje ku e ka origjinën Harris, e cila është zgjedhur nënpresidente e SHBA.

Në fshatin jugor indian të Thulasendrapuram – rreth 14,000 nga Uashingtoni këtë të dielë banorët festuan me foton e Harris, raporton BBC.

Fshatarët ishin të gëzuar që Kamala Harris, gjyshi nga nëna e të cilës lindi në Thulasendrapuram, u zgjodh në këtë post të rëndësishëm.

“Një histori e re për Amerikën u shkrua nga një grua të cilën ne e konsiderojmë si bijë të fshatit tonë,” i tha BBC një këshilltar për fshatin.