Kështu i mashtron INTEREX konsumatorët e Gjilanit me çmime të rreme (FATURA)

Njëra nga qendrat më të mëdha të shitjes së produkteve ushqimore, INTEREX, pika në Gjilan, vazhdon t’i mashtrojë konsumatorët me çmime të rreme, shkruan gazeta online Mediafokus.info.

Një lexues i Mediafokus.info, e ka dëshmuar sot mashtrimin që i ka bërë INTEREX, pika kryesore në Gjilan.

Në faturën që e ka siguruar Mediafokus.info, shihet se çmimi fillestar i produktit ‘virshlle pule refuz’ ka qenë 0.99 cent kilogrami, ndërkaq që te arka ka ndryshuar hesapi.

Konsumatori në fjalë ka paguar 1.39 €, në vend se të paguante 1.08 €.

Kjo nuk është hera e parë që INTEREX mashtron konsumatorët.

Ankesa të tilla janë bërë të shpeshta, por, për çudi, institucionet përkatëse nuk kanë ndërmarrë masa ndaj tyre./Mediafokus.info/