Rrëfimi emocionues i ish-ushtarit të UÇK-së (VIDEO)

Një ish-ushtar i UÇK-së ka publikuar rrëfimin e tij për luftën. Kjani Guri nga Kaçaniku, rrëfen për kohën kur iu bashkua luftës dhe tregon mes lotësh përjetimet e momenteve më të rënda.

“Kjani Guri, që si djalë i ri iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot përlotet në rrëfimin e tij për luftën dhe humbjen e vëllait bashkëluftëtar, në ndërkohë që UÇK përballet me epilogun dramatik të një kalvari të gjatë plot akuza, trillime, fabrikime, për drejtësinë e pastërtinë e luftës së saj heroike…

Respekt dhe mirënjohje për çlirimtarët e Kosovës”, ka shkruar Edi Rama, i cili e ka shpërndarë videon.

Videoja është përgatitur nga platforma “LIRIA KA EMËR”, që ka për synim argumentimin për tregimin e vlerave që ishin dhe duhet të jenë ideali i shoqërisë sonë dhe themeli i shtetit tonë, siç është Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe të gjitha përpjekjet për liri të gjeneratave të tëra.