Kështu ka lëvizur grafikoni i përhapjes së koronavirusit në Kosovë
Që nga fillimi e deri më tani, virusi kinez ka prekur afër 14.200 persona në Kosovë dhe 563 prej tyre nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një fotografi rreth ngarkesës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme nga rastet me COVID-19.
Në 28 ditët e fundit, numri më i madh i të shtrirëve në QKUK dhe spitalet e përgjithshme ka qenë më 10 gusht.
Në këtë ditë, 654 pacientë kanë qenë duke u trajtuar për koronavirus, ku 467 prej tyre kanë qenë të konfirmuar se janë pozitivë.
Numri i pacientëve që po trajtohen për koronavirus në QKUK dhe spitalet e përgjithshme ka pësuar rënie.
Sot të shtrirë janë 375 pacientë, prej tyre 277 janë të konfirmuar me koronavirus.


