“Këta deputetë nuk do ta votonin një koalicion me LVV-në”

Zhvillimet politike në Kosovë, ishin në fokus të diskutimeve mbrëmë me mysafirët e ftuar në emisonin Rubikon në Klan Kosova.

Aty u diskutuan edhe koalicionet e mundshme mes partive politike për t’i formuar institucionet e reja dhe zgjedhur presidentin.

“Edhe nëse kalon në Këshill Drejtues të PDK-së, janë disa deputetë që po i përmendi me emra: Ganimete Musliu, Përparim Gruda, që nuk i votojnë këto punë. Ai del me shumicë, por prapë s’japin për qeveri votat. Është Arian Tahiri, është Blerta Deliu, këta s’e votojnë”, deklaroi Shala.