Këta janë 15 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës që dhanë sot betimin
Pesëmbëdhjetë deputetë kanë dhënë sot betimin në Kuvendin e Kosovës, si zëvendësim i kolegëve të tyre nga LVV të cilët janë emëruar në pozita ministrore në Qeverinë e re.
Emrat e deputetëve të rinj janë prezantuar në seancën plenare nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu:
Naim Bardiqi, Fitim Haziri, Ilir Qeriqi, Egzon Azemi, Mimoza Shala, Arsim Ademi, Luan Aliu, Fatos Geci, Adelina Tërshani, Ejup Ahmeti, Filiz Mustafa, Arijeta Rexhepi, Agon Batusha, Fahrush Rexhepi dhe Elvira Ibrahimi.
Zëvendësimi i tyre ka ardhur pasi deputetët që kanë mbajtur mandatet në Kuvend janë emëruar në pozita në ekzekutiv.

