Këta janë dy personat që dyshohet se e sulmuan fizikisht kryetarin e Komunës
Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri u sulmua fizikisht nga dy persona mëngjesin e sotëm, në rrugën “Bill Klinton”.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona si të dyshuar, të cilët, me urdhër të Prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Sinjali mëson se dy personat që dyshohet se sulmuan fizikisht kryetarin e Pejës, janë Korab Lulaj dhe Dukagjin Lulaj.
Rasti, ku Muhaxheri mori lëndime trupore, ka ndodhur rreth orës 08:50.

