Këta janë dy të arrestuarit për tentim vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Gjilan

Dy persona kanë përfunduar në pranga lidhur me rastin e rëndë të tentim-vrasjes që ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën “Enver Rexhepi” në Gjilan, pranë pikës së karburantit “HIB Petrol”, ku u raportua për shkëmbim zjarri mes dy automjeteve në lëvizje.

Burime e Sinjalit konfirmojnë se të arrestuarit janë: Fatmir Azemi dhe Burim Xhemshiti.

Ata janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa ndaj tyre pritet të ndërmerren masa të mëtejme procedurale.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, i plagosur rëndë ka mbetur Arsim Krasniqi, rreth 40 vjeç, i cili fillimisht është dërguar në Emergjencën e Gjilanit dhe më pas është transferuar në QKUK për trajtim të specializuar.

Raporti i policisë

Gjilan 04.02.2026-18:00. Është raportuar për një shkëmbim zjarrit në mes të dy grupeve nga vetura, ku i plagosur ka mbetur një mashkull kosovar i cili është dërguar në QKUK. Njësitet e hetuesisë kanë arritur që të identifikojnë tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë, ku dy prej tyre janë arrestuar dhe nga ta janë konfiskuar; 7 gëzhoja të kalibrit 9mm, dy karikatorë me 18 fishekë të kalibrit 7.62 mm, celularë dhe dy vetura. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.