Këta janë kandidatët për kryetarë komunash në Veri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar subjektet politike dhe kandidatët për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.
Në zgjedhjet t 18 dhjetorit pjesë do të marrin edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Të dy këto parti kanë nga një kandidat për secilën komunë.
Mirëpo, këto zgjedhje janë sabotuar nga Lista Serbe që konsiderohet partia më e madhe serbe në Kosovë, pasi e njëjta nuk u pajtua me vendimin e Qeverisë për targat.
KQZ dje ka shpalosur edhe emrat e kandidatëve për secilën komunë:
Mitrovicë të Veriut: Taulant Kelmendi (PDK), Erden Atiq (VV), Betim Osmani (Iniciativa Qytetare Mitrovica), Aleksandar Arsenijoviq (Srpski Opstanak).
Leposaviq: Albulena Behluli-Hetemi (PDK), Lulzim Hetemi (VV), Aleksandar Jabllanoviq (Partija Kosovskih Srba).
Zubin Potok: Izmir Zeqiri (PDK), Flatron Hasani (VV),
Zveçan: Ilir Peci (PDK), Fetah Peci (VV), Sladjana Pantoviq (e pavarur).

