Këta janë kinezët, në prag të përfundimit edhe spitali i dytë
E përditshmja Daily Mail, shkruan se kinezët në Wuhan janë në prag të përfundimit edhe të spitalit të dytë me 1600 shtretër, në përpjepje për ta ndaluar shpërthimin e gripit vdekjeprurës, i cili mori jetën e më shumë se 130 personave.
Pamjet e mahnitshme nga lart tregojnë automjete të rënda që punojnë për të ndërtuar spitalin Leishenshan, i cili pritet të hapet brenda një jave, shkruan Daily Mail, transmeton Mediafokus.info.
Ndryshe, dje u shfaqën pamjet nga ndërtimi i spitalit të parë në një rekord mbresëlënës – për 48 orë./MediaFokus/


