Këta janë policët që ia mundësuan Bekim Mehmetit arratisjen nga burgu
Pas arratisjes së të burgosurit Bekim Mehmeti, Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka parashtruar kallëzim penal ndaj 4 policëve të burgut, në mesin e të cilëve edhe një komandant, të punësuar në burgun e Idrizovës, shkruan TV21.
Bëhet fjalë për policët me iniciale S.D.(50), T.A. (34), I.A.(49) dhe T.P. (47), ndërsa të njëjtit dyshohen për veprën penale lirimi i paligjshëm i një personi të privuar nga liria”.
“Gjegjësisht, më datë 12.01.2023 rreth orës 22.50, i dënuari B.M., me plan dhe në marrëveshje me punonjësit e policisë së burgjeve dhe persona nga jashtë, është lënduar duke i shkaktuar prerje në dorën e majtë, pas së cilës është dërguar në infermierinë e institucionit. nga ku i është dhënë rekomandimi B.M. të transferohet në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”-Qendra Urgjente, me qëllim trajtimin e plagës. Për ngjarjen ka qenë në dijeni komandanti i turnit, i denoncuari S.D., i cili ka urdhëruar përgatitjen e urdhrit për shoqërimin nga burgu “Idrizovë” në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” për personin e dënuar nga punonjësit e policisë së burgjeve T.A., I.A. , T.P. dhe I.H.”, thonë mes tjerash nga MPB.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se gjatë transportit të të burgosurit, policët kanë bërë disa shkelje.

