Këta njerëz kanë më shumë gjasa të goditen nga rrufeja se sa të vdesin nga koronavirusi
Këta njerëz kanë më shumë gjasa të goditen nga rrufeja se sa të vdesin nga koronavirusi. Sipas mendimit të shkencëtarëve të universiteteve prestigjioze britanike Oxford dhe Cambridge, ky rrezik i vogël madje mund të ndihmojë në imunitetin e kopesë që do të ju ndihmonte atyre në moshë madhore.
Ngurrimi i qeverisë britanike për të hapur shkollat, ka nxitur debat në Mbretërinë e Bashkuar pas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë se shkollat do të mbesin të mbyllura deri në shtator, shkruan kosova-sot.info.
Mes tyre që dyshuan në vendimin e qeverisë kishte edhe nga shkencëtarët e Universitetit të Cambridge që pas analizës së të dhënave të fundit nga Zyra Kombëtare e Statistikave të Britanisë tregon se rreziku ndaj fëmijëve nga koronavirusi është habitshëm minimal.
Momentalisht shkalla e vdekjeve për grupmoshën e 5 deri në 14 vjeç në Angli dhe Uells është 1 në 3.5 milionë. Për ata në moshën 5 vjeç, është 1 në 1.7 milionë.
Sipas shoqatës për parandalimin e aksidenteve në Britani (ROSPA), nga 30 deri 60 persona goditen nga rrufeja çdo vit në Britani, një rrezik për 2.21 milionë njerëz në vit./mediafokus.info

