Këtë shtunë, Nasi Lera vjen në “Vjeshtën e Gjilanit”
Kësaj të shtuneje, më 11 nëntor 2023, ora 12:00 në Bibliotekën e qytetit “Fan Noli” në Gjilan prezantohet krijimtaria letrare e shkrimtarit Nasi Lera.
Shtëpia botuese “BEQIR MUSLIU”, para pak kohësh i botoi tri novela të tij, nën titullin e përbashkët, FRYNTE SHUMË ERË, po edhe vitin e kaluar, një përmbledhje me shkrime kritike për krijimtarinë e tij letrare, NJOHJE E MËTEJME E VEPRËS LETRARE TË NASI LERËS, sipas përzgjedhjes së Mikel Gojanit.
Shkrimtari NASI LERA, në vitin 2021 ishte dhe fitues i Çmimit letrar “BEQIR MUSLIU”, të cilin e jep Komuna e Gjilanit në bashkëkoordinim me Ars Clubin “Beqir Musliu”.

