Kush kishte thënë ‘Unë dhe Kosova e kemi të përbashkët burgun dhe robërinë’?

Poeti Visar Zhiti, i cili në vitin 2009, ishte nderuar me çmimin letrar “Beqir Musliu”, kishte thënë se me Kosovën është i lidhur pothuajse më shumë se me vendlindjen e tij, sepse ai dhe Kosova i kanë të përbashkëta robërinë dhe burgun, shkruan Mediafokus.info

“Me Kosovën jam i lidhur pothuajse më shumë se me vendlindjen e time, sepse unë dhe Kosova i kemi të përbashkëta robërinë dhe burgun. Kosova është metafora e ëndrës së atdheut, të cilën e kam zbërthyer te libri “Si shkohet në Kosovë”, sepse kam besuar gjithmonë se një ditë, kjo ëndërr do të bëhet realitet. Eshtë e nevojshme për ta shtuar dhe forcuar lirinë, të cilën kurrë nuk e patëm të bollshme ne shqiptarët. Kosova dhe Çamëria e ëndëruan gjatë lirinë, por u bënë ëndërr vetë për një kohë të gjatë, ndërkohë që Kosova ia arriti qëllimit të saj dhe sot ndjehet në e lirë, Qamëria ende ka plagë”, ka thënë Zhiti.

Në emër të jurisë, Abinë Idrizi tha se Zhiti është krijues që e përjetoi, e mbijetoi dhe e sfidoi diktaturën në Shqipëri.

Për shkak të poezisë iu vunë prangat në moshë të re, kur po punonte si mësues në një fshat të Kukësit. Pas rënies së komunizmit, Zhiti i botoi krijimet letrare, të cilat i kishte shkruar fshehurazi nëpër burgje. Pra, poezia e Visar Zhitit doli fitimtare mbi diktaturën, sespe historia i dha të drejtë shkrimtarit që nuk e kishte ndryshuar qëndrimin e tij, ka thënë Albinë Idrizi.

Çmimi letrar “Beqir Musliu” është themeluar në vitin 2004 në Gjilan dhe ndahet për  të arritura të veçanta në fushën e letërsisë./Mediafokus.info