Këto 10 ushqime mund t’i hani edhe pas skadencës së afatit

Ndërsa raportet e fundit tregojnë se Britania hedh çdo vit 4.3 milionë tonë ushqim të ngrënshëm, një sipërmarrës ka arritur të mbledhë para nga ushqimet që kanë kaluar afatin e skadencës.

“Shumë njerëz priren të hedhin ushqimin sapo të shohin se data magjike në paketë ka kaluar,” thotë Dan Cluderay, pronari i dyqanit, i cili shet ushqime të lira vetëm sepse data e konsumit ka kaluar.

“Ka shumë raste kur kjo nuk është e nevojshme, nuk kemi nevojë të hedhim ushqimin”, thotë Cluderay, duke shpjeguar se gjëja më e rëndësishme është edukimi i publikut për përdorimin e tyre.

Ai prezantoi 10 ushqime që janë të sigurta për t’u ngrënë pas datës së skadencës:

Patatet e skuqura

Kripa ndihmon në ruajtjen e tyre.

Çokollata

Sheqeri ndihmon në ruajtjen e tyre.

Ketchupi

Nëse dhe për sa kohë është në frigorifer, mund të konsumohet brenda 12 muajve.

Kosi

Mund të zgjasë deri në gjashtë javë pas datës së caktuar. Mund të heqim edhe pjesën e sipërme dhe të hamë pjesën e poshtme. Asnjë problem fare.

Djathë i fortë

Gjithsesi, një grumbull djathërash vjen me mykun e tij. Më mirë të shmangni djathrat e butë, si brie ose camembert.

Qumështi

Për sa kohë që nuk ka erë të keqe ose nuk fillon të gjizë, duhet të jetë mirë.

Vezët

Ka një truk: Nëse veza noton në një tas me ujë, kjo do të thotë se bakteret mund të jenë rritur brenda saj. Nëse fundoset, kjo është gjithçka që duhet të hahet.

Buka

Nëse është pak e ndenjur mund ta ngrohni në furrë. Megjithatë, sigurohuni që të jetë pa myk.

Orizi

Mund të zgjasë me muaj apo edhe vite.

Frutat dhe perimet

Nëse nuk kanë myk, atëherë është mirë të hahen.