Këto dy komuna prijnë me numër të vdekjeve me COVID-19
Kosova e ka mbyllur 24-orëshin e fundit me 19 të vdekur si pasojë e COVID-19, që është numri më i madh deri tani, raporton Mediafokus.info.
Prijnë Gjilani dhe Prizreni – me nga 4 të vdekur. Në Gjilan kanë ndërruar jetë një 78 vjeçar, një 71, një 67 dhe një tjetër i moshës 64 vjeç. Kurse personat të cilët e kanë humbur betejën me COVID-19 në Prizren, ishin të moshave 75, 72, 72 dhe 62 vjeçe.
Personi më i ri që ka vdekur si pasojë e infeksionit me COVID-19 është një 52-vjeçar nga Skënderaj, ndërsa më i moshuari, është një 80-vjeçar nga Vushtrria.
Gjilani është komunë që është klasifikuar në ‘zonën e kuqe’, ndërsa Prizreni është ende në ‘zonën e verdhë’. /Mediafokus.info