Këto janë 20 gratë më të votuara në katër subjektet e mëdha politike VV, PDK, LDK e AAK
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka nisur dje dhe po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.
5 gratë më të votuara në LVV janë: Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla-Schwarz, Mimoza Kusari-Lila, Shqipe Mehmeti-Selimi dhe Saranda Bogujevci.
Te PDK, pesëshja e parë është: Sala Jashari, Vlora Çitaku, Ganimete Musliu, Besa Kabashi-Ramaj dhe Kosovare Murseli.
Te LDK: Vjosa Osmani, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Jehona Lushaku-Sadriu.
Te AAK: Time Kadrijaj, Albana Bytyqi, Teuta Haxhiu, Diellza Kukaj, Malësorë Ramosaj-Januzaj.
Rezultatet janë momentale dhe renditja mund të ndryshojë.

