Këto janë 5 rregullat kundër koronavirusit, gjobiteni nëse nuk i respektoni

Qeveria e Kosovës vendosi të mos shpall gjendje të jashtëzakonshme në vend, por vetëm të ashpërsojë masat si dhe të ketë kontrolle të rrepta.

Kjo u konfirmua edhe nga Kryeministri Avdullah Hoti, i cili tha se në takim me Këshillin e Sigurisë u vendos që të mos shkohet me skenarin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Sipas Hotit, vendi do t’u nënshtrohet masave të ashpra kundër koronavirusit dhe se ky vendim u mor pas koordinimeve me ekspertë të çështjes.

Ndërkaq, Hoti dhe Instituti Publik i Shëndetësisë pak më parë publikuan rregullat kundër koronavirusit.

  1. Vendose maskën
  2. Apliko distancën fizike
  3. Pastroniduart shpesh
  4. Dezinfektoni vazhdimisht duart dhe sipërfaqet
  5. Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës.

Kujtojmë se ditëve të fundit në vendin tonë ka pasur rritje të madhe të rasteve me koronavirus dhe është shtuar edhe numri i viktimave, që tashmë ka tejkaluar shifrën 100.

E, jeta nuk është veç numër, prandaj duhet respektim të masave dhe shumë kujdes./mediafokus.info