Këto janë dy kompanitë të cilat u gjobitën me nga një milion në rastin “Nafta”
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) ka gjobitur 14 kompani të naftës, me dyshimet për manipulime me çmime.
Këto kompani duhet të paguajnë një shumë prej 4 milionë euro.
Kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi, ka thënë se vendimi ka të bëjë me shkelje të dispozitave të konkurrencës në treg,
Sipas tij, këto kompani kanë manipuluar me çmimet e naftës.
“Dyshimi është ngritur se mos kemi të bëjmë me sjelljen e konkurrencës ose ndonjë marrëveshje e ndaluar për këtë fushë. Kompanitë që kanë qenë në hetim e kanë çrregulluar konkurrencën në treg, ato kanë kryer shkelje të dispozitave të konkurrencës”, ka thënë ai.
Por, cila ngha këto kompani duhet të paguaj gjobën më të madhe?
HIB Petrol është gjobitur e mbi 1.1 milion euro. Edhe gjoba e AL Petrol shkon afër një milion euro. Kurse IP KOS është e treta në këtë listë sa i përket lartësisë së gjobës – afër 500 mijë euro.
Më së lehti, me 33 mijë euro, ka shpëtuar NPT Ibrahimi, sikurse edhe disa të tjera, por që me siguri janë operatorë më të vegjël dhe me shtrirje të lokalizuar të pikave./medisfokus.info


