Për çka ndjenë keqardhje dhe turp Frashër Krasniqi sot e asaj dite?

Ish-deputeti Frashër Krasniqi, teksa ka foliur për sulmin ndaj tij nga Albin Gashi (VV), ka thënë se dhuna fizike nuk është mjet për arritjen e një qëllimi politik dhe ka përmendur rastin me Milaim Zekën, para tri vitesh.

“Para 3 vitesh, në një situatë afeksioni unë vetë e kam sulmuar fizikisht një bashkëbisedues në debat politik. Menjëherë pas atij rasti pata folur dhe shprehur keqardhje. Sepse nuk besoj në dhunën fizike si mjet për asnjë qëllim politik dhe të çfarëdollojit tjetër. Sot e asaj dite ndjej keqardhje dhe turp sa herë që dikush ma përmend atë rast. Sepse sot e asaj dite nuk besoj që dhuna fizike është sjellje e pranueshme politike e sociale.

Para 3 vitesh, sapo isha liruar nga arresti shtëpiak 1 vjeçar, për një rast të montuar politikisht dhe të pabazuar në asnjë provë. Dhe kur në emisionin në Klan Kosova, vazhduan akuzat krejt të pabaza nga bashkëbiseduesi im në debat, në situatë afekti e pata sulmuar. Kjo ishte gjendja ime. Më patën nxjerrë nga takti akuzat e shpifjet e vazhdueshme që na e kishin bërë jetën shumë të rëndë për 1 vjet rresht”, ka shkruar ai./mediafokus.info