Këto janë katër vendet me më së shumti mjegull në botë ku jetohet sikur në filma horror
Ka vende të shumta në planet të cilat gjatë pjesës më të madhe të vitit jo vetëm që nuk e shohin diellin, por shpesh janë të mbuluara me mjegull.
Në disa prej tyre mjegulla është tepër e dendur dhe ajo skenë duket e tmerrshme, shkruan njekomb.org
Ndër destinacionet me më së shumti mjegull në botë janë qyteti Point Reyes, i vendosur në bregdetin e Paqësorit në afërsi të Kalifornisë. Fjala është për vendin me më shumti erëra në botë.
Për shkak të vendin me mjegullën më të tmerrshme e ka merituar edhe për xhirimin e filmit të famshëm horror amerikan “Krijesa” në vitin 1982 nën regjinë e John Carpenterit.
Nën mjegullën e tmerrshme jetojnë edhe banorët e Grand Banksit në ishullin kanadez Newfoundland.
Ky vend nën mjegull është 200 ditë të vitit. Pikërisht edhe jo larg nga Grand Banski është fundosur “Titaniku”, më vitin 1912.
Shkaku i mjegullës aq të shpeshtë është ndeshja e rrymave të ftohta dhe të ngrohta të ajrit.
Ndër vendet me më shumti mjegull në Evropë është Lugina e lumit Po në Itali, mirëpo për shkak të ndryshimeve klimatike banorët gjithnjë e më shpesh i ngroh dielli.
Shkretëtira Namib në Afrikë shpesh është e mbuluar me zymtësi, madje edhe 180 ditë në vit. Kjo është një ndër shkretëtirave më të vjetra në botë dhe e vetmja që ka dalje në det.