Këto janë komunat ku janë konfirmuar 730 rastet e reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, pos që kanë vdekur 11 persona të prekur me COVID-19, edhe 730 raste të reja kanë rezultuar pozitivë.

Si zakonisht, prin Prishtina me 312 raste pozitive. Prishtina dhe disa komuna tjera janë në një karantinë prej të premtës deri të hënën në mëngjes.

Këto janë rastet, sipas komunave:

Prishtinë 312 raste, Ferizaj 73 raste, Gjilan 48 raste, Podujevë 39 raste, Prizren 33 raste, Gjakovë 31 raste, Pejë 26 raste, Fushë Kosovë 21 raste, Viti 15 raste, Deçan 13 raste, Mitrovicë 12 raste, Lipjan 11 raste, Shtime 11 raste, Novobërdë 10 raste, Skenderaj 10 raste, Vushtrri 9 raste, Kamenicë 8 raste, Klinë 8 raste, Suharekë 7 raste, Kaçanik 6 raste, Obiliq 6 raste, Rahovec 6 raste, Drenas 5 raste, Malishevë 5 raste, Istog 3 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Hani i Elezit./Mediafokus.info