Këto janë rezultatet aktuale të partive, pa numëruar kanë ngelur edhe 14 kuti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke vazhduar me publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit, ndërsa procesi i numërimit tashmë ka arritur në 99.44 për qind të votave të përpunuara, apo janë numëruar 2.484 nga 2.498 kuti votimi.

Sipas rezultateve të publikuara deri tash, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë në 42.91 për  qind ose 297.363 vota.

E dyta renditet Partia  Demokratike e Kosovës me 21.08 për qind apo me 146.108 vota.

Lidhja Demokratike të Kosovës ka marrë 17.60 për qind apo 121.987 vota.

Ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.17 për qind apo 49.712 vota.

Pas përfundimit të këtyre votave, pritet të nis procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit.