Këto janë votat e kandidatëve nga Gjilani në listën e LVV-së

Thuajse në tërësi ka përfunduar procesi zgjedhor në Kosovë.

Ndërsa tashmë kanë filluar të zbulohen edhe votat nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

Në Gjilan partia fituese e këtyre zgjedhjeve ka dalë mjaftë mirë duke marrë një numër të konsiderueshmë të votave.

Kandidatët për deputet nga LVV-ja nga ky qytet që janë votuar më së shumti, janë Alban Hyseni, Arbëreshë Kryeziu, Arijetë Rexhepi, Luan Aliu e Labinotë Demi.

Alban Hyseni siç mësohet ka arritur të marrë 11 mijë vota. Ndërsa, pas tij renditet Arbëreshë Kryeziu me rreth 9 mijë vota, duke lënë pas vetës Arijetë Rexhepi me 8 mijë vota, Luan Aliu rreth 7 mijë vota, si dhe Labinotë Demi rreth 6500 vota, raporton IndeksOnline.

Kuvendin e Kosovës me deputetë nga radhët e LVV-së në Gjilan priten ta përfaqësojnë edhe Hydajet Hyseni, Shqipe Mehmeti-Selimi, Adriana Matoshi dhe Doarsa Kica – Xhelili, të cilët kanë arritur të marrin vota mjaftueshëm në total.