Këto komuna do të qeverisen nga shqiptarët në Maqedoninë Veriore

Në zgjedhjet e fundit lokale në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët dolën fitues në 15 komuna. Numrin më të madh të komunave e fitoi BDI e Ali Ahmetit. 

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dalë fitues në komunat Likovë, Çair, Saraj, Tearcë, Bogovinë, Haraçinë, Kërçovë, Pllasnicë dhe Strugë.

Aleanca për Shqiptarët ka fituar vetëm dy komuna: Gostivarin dhe Vrapçishtin.

Lëvizja Besa ka fituar Tetovën dhe Zhelinën, kurse PDSH ka fituar Studeniçanin, ndërsa Alternativa nuk ka fituar asnjë komunë.

BDI që ka garuar pa koalicione tjera, ka arritur ta rikthejë Haraçinën.

Sa u përket votave për këshillat komunal, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 106 mijë vota, Aleanca për shqiptarët 49 mijë, ndërsa Lëvizja Besa vetëm 25 mijë vota, gjë që me këtë vërtetohet edhe një herë se BDI është partia fituese dhe më e madhe shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gara u zhvillua për 44 komuna, përfshirë edhe Shkupin.

VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë fituar në 20 komuna: Manastir, Bërvenicë, Vasilevë, Vevçanë, Gjevgjeli, Demir Hisar, Zelenikovë, Konçe, Koçanë, Kratovë, Llozovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Novo Selo, Pehçevë, Ohër, Rankovcë, Resnjë, Çeshinovë-Obleshevë dhe Radovish.

Koalicioni “Më e mira për komunën time” udhëhequr nga LSDM-ja ka fituar në 7 komuna: Demir Kapi, Probishtip, Rosoman, Staro Nagoriçane, Çashkë, Çuçer Sandevë dhe Qendër.