Këto komuna janë kategorizuar në zonën e kuqe për shkak të numrit të lartë me COVID-19

Për shkakt të numrit të lartë të të infektuarve me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që 16 komuna të jenë në zonën e kuqe, raporton Mediafokus.info.

Aktualisht, në zonën e kuqe janë: Prishtina, Zveçani, Zubin Potok, Fushë Kosova, Graçanica, Obiliqi, Mitrovica e jugut, Mitrovica e Veriut, Leposaviq, Lipjan, Kamenica, Drenasi, Kllokoti, Gjakova, Podujeva, Gjilani.

Sipas vendimit të ri të MSh, që u bë publik të premten, pesë komuna kanë kaluar nga zona e kuqe në zonë e verdhë: Peja, Vushtrria, Ferizaj, Vitia dhe Shtime.

Ndërsa nga zona e verdhë në zonën e gjelbër kanë kaluar shtatë komuna: Klina, Hani i Elezit, Skenderaj, Parteshi, Rahaveci, Prizreni dhe Ranillugu./Mediafokus.info/