Këto lëvizje duhet t`i bëni për të hequr mjekrën e dyfishtë

Të ngrënit shëndetshëm dhe të qenit fizikisht aktivë janë disa shembuj të shprehive të mira që mund të ndihmojnë trupin tuaj të qëndrojë i ri dhe në formë por kjo vlen gjithashtu edhe për muskujt e fytyrës të cilët tentojnë të humbasin fortësinë e tyre me kalimin e kohës, shkruan supershendeti.

Kemi përpiluar një listë të ushtrimeve më të mira, të dizajnuara për t’ju ndihmuar që t’i ktheni lavdinë e saj të mëparshme fytyrës tuaj.

Ngrohja e muskujve

Ashtu si para çdo stërvitje tjetër, ju duhet të ngrohni muskujt e fytyrës tuaj.

Për këtë qëllim, lëvizeni nofullën e poshtme përpara dhe prapa dhe pastaj herë në njërin krah e herë në tjetrin. Të gjitha lëvizjet duhet të kryhen në mënyrë të ngadaltë dhe pa probleme, pa tërheqje të papritura.

Përsëriteni 8-10 herë.

1. “Mbushja”

Hapni gojën dhe rrokulliseni buzën e poshtme mbi dhëmbët e poshtëm. Imagjinoni sikur ju duhet të mbushni ujin me nofullën tuaj të poshtme. Tërhiqeni kokën poshtë në një lëvizje të vogël mbushëse dhe mbylleni gojën ndërkohë që ngrini kokën.

Gjatë kryerjes së këtij ushtrimi sigurohuni që qoshet e buzëve tuaja të jenë plotësisht të relaksuara. Përsëriteni 5-7 herë.

2. Prekni hundën

Një mjekër e dyfishtë shoqërohet gjithashtu me dobësinë e muskujve hyoid. Kjo është arsyeja pse ato gjithashtu duhet të forcohen.

Mbajeni gjuhën jashtë sa më shumë që të jetë e mundur dhe përpiquni të arrini hundën me majën e gjuhës suaj. Mbajini buzët të relaksuara. Përsëriteni 5 herë.

3. Fytyra e përsosur ovale

Nëse doni t’i riktheni formën fytyrës tuaj dhe të tërhiqni lart mollëzat tuaja, bëni ushtrimin e mëposhtëm: kthejeni kokën në të majtë dhe tërhiqni nofullën e poshtme, duke i tendosur muskujt e qafës tuaj.

Ju duhet të ndjeni muskujt në të majtë të qafës që shtrihen. Pastaj kthejeni kokën në të djathtë dhe bëni të njëjtën lëvizje. Përsëriteni 5 herë në secilën anë.

4. “Puth gjirafën”

Imagjinoni që ju duhet të puthni një gjirafë (ose dikë që është shumë i gjatë).

Ngrijeni lart fytyrën tuaj dhe shikoni në tavan. Ngadalë nxirreni përpara nofullën e poshtme dhe hapini buzët sikur po puthni dikë.

Nëse e kryeni ushtrimin saktë, duhet të ndjeni një tension të fortë në qafë. Mbajeni pozicionin për 5 deri në 8 sekonda dhe çlirojuni. Përsëriteni 5 herë.

5. Rezistenca

Për këtë ushtrim, ju duhet t’i formoni duart grushta dhe t’i vendosni direkt nën mjekrën tuaj. Pastaj filloni të lëvizni nofullën e poshtme pak poshtë në grushtat tuaj dhe tendosni muskujt ndërsa bëni rezistencë me grushta.

Forca e ushtruar duhet të rritet gradualisht. Kur të arrini rezistencën maksimale, mbajeni për 3 sekonda. Pastaj relaksohuni dhe përsëritni stërvitjen 5-7 herë.

6. Buzëqeshja

Shtrëngojini dhëmbët me gojën e mbyllur dhe përpiquni të shtrini qoshet e buzëve tuaja sa më gjerë që të jetë e mundur. Tani shtyjeni gjuhën tuaj kundrejt qiellzës, duke rritur gradualisht forcën e ushtruar.

Nëse ndieni një tension të fortë në muskujt e mjekrës, atëherë ju e keni kryer ushtrimin siç duhet. Mbajeni këtë presion për 5 sekonda dhe pastaj relaksohuni për 3 sekonda.

Përsëriteni 5-8 herë.

7. Fryrja e faqeve

Merrni thellë me gojë dhe mbusheni gojën me ajër. Mbyllni gojën dhe fryjini faqet. Tani shtypini pëllëmbët në faqet tuaja në mënyrë që të ndieni tension në muskujt tuaj.
Mbajeni për 3-5 sekonda, më pas nxirreni ajrin dhe relaksohuni. Përsëriteni stërvitjen 5-6 herë.