Këto zona në Gjilan nuk do të kenë ujë sot deri në orën 17:00
Kompania e ujit ‘Hidromorava’ në Gjilan ka njoftuar se disa pjesë të qytetit nuk do të kenë ujë sot deri në orën 17:00.
Ju njoftojmë që sot, me daten 29.10.2021 nga ora 13:30 deri ora 17:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për konsumatorët e lagjeve: Zabeli, ‘Bajram Llovca’, ‘Mulla Idrizi’, ‘Martirët e Gjilanit’ dhe Vehbi Ibrahimi’. Arsyja e ndërprerjes së ujit bëhet për shkak të kyçjes në rrjetin e ujësjellësit të objektit banesor “A.R. Katana” i cili gjendet në rrugën ‘Mulla Idrizi’, thuhet në njoftimin e kompanisë.

