Këto zona në rajonin e Gjilanit do të kenë sot ndërprerje të rrymës për disa orë
KEDS ka njoftuar se për shkak të punimeve në rrjet, disa vendbanime në rajonin e Gjilanit do të mbeten sot pa rrymë për disa orë
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga NS 35/10[kV] Kllokoti do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] J02 Sllatina (kodi: 61065002) nga ora 10:00 deri 16:00
Vendet: fshatrat: Pozharan, Sadovinë e Qerkezve, Sllatinë e Poshtme, Sllatinë e Epërme dhe Tërstenik.
Arsyeja: Ndërprerje për shkaqe sigurie, ngritja e shtyllave të Metalit dhe bartja e përçuesve nga shtyllat e drurit në shtylla të metalit.
2.
Nga NS 35/10kV Kllokot do të ndërprehet:
Dalja 10kV J11 Pozhorani (kodi: 61065014) nga ora 10:00 deri 16:00
Vendet: fshatrat: Fshati i Ri, Pozharan dhe Ramjan.
Arsyeja Ndërprerje për shkaqe sigurie, ngritja e shtyllave të metalit dhe bartja e përçuesve nga shtyllat e drurit në shtylla të metalit.

