Këtu mund ta ndiqni live seancën ku vendoset për fatin e Qeverisë Hoti

Gjykata Kushtetuese e Kosovës sot, në një seancë publike, do të diskutojë për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi dhe nëse vota e tij shpallet e pavlefshme, atëherë qeveria Hoti nuk ka legjitimitet.  

Ankesa në Kushtetuese është dërguar nga LVV, që doli subjeki i parë në zgjedhje, pas rrëzimit të qeverisë Kurti dhe votimit të Qeverisë Hoti. LVV pretendon se vota 61-të, që ka mundësuar qeverinë Hoti, ajo e deputetit Etem Arifi, është e pavlefshme, pasiqë ai ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa për shkak të pandemisë do të mbahet përmes një videokonference.

Ky është linku ku mund të ndiqni seancën: http://gjk-ks.org/live-streaming/