Këtu mund t’i shihni kufizimet e energjisë elektrike në vend

KEDS ua rikujton konsumatorëve që për të marr njoftime për kufizimet me energji elektrike është në dispozicion aplikacionin eKesco, si dhe harta në uebfaqen e KEDS.

KEDS ka bërë edhe një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në kohën e reduktimeve të energjisë elektrike, qytetarët duan të dinë orarin e reduktimeve, dhe KEDS ka treguar edhe një mënyrë për të përcjellur kufizimet.

Përmes një postimi në Facebook ata kanë dhënë një opsion për ta bërë këtë gjë, përcjell lajmi.net.

“Përmes QR code ju mund të shkarkoni aplikacionin eKesco dhe të merrni njoftime automatike për 24h e ardhshme. QR code e hartës ju drejton tek harta në uebfaqe të KEDS. Këtu ju mund të shkruani adresën dhe të njoftoheni për kufizimet”, thuhet në njoftimin e KEDS