Kjo do të jetë ministrja e parë në Qeverinë Kurti II

Qeveri Kurti II pritet të jetësohet së shpejti. KQZ sot ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të cilat i hapin rrugë krijimit të institucioneve.

Burime të Indeksonline mësojnë se Emilia Redzepi do të jetë ministre përsëri në Qeverinë Kurti.

Deputetja e komunitetit boshnjak ka fituar një mandat në Parlamentin e Kosovës me partinë NDS, por që sinqeriteti i saj në Qeverinë e kaluar Kurti pritet të shpërblehet me postin e ministres për të.