Mrekullia e Zotit: Sipas ligjit të fizikës bleta nuk mund të fluturojë

Në një poster të paraqitur nga NASA, mbi një bletë në fluturim, shkruhet: “Trupi i bletës nga ana aerodinamike është i papërshtatshëm për fluturim dhe gjëja e mirë është se bleta nuk e di këtë.

Sipas ligjit të fizikës, bleta nuk mund të fluturojë.

Sipas parimit aerodinamik gjerësia e flatrave të bletes në fluturim është shumë e vogël krahasuar me madhësinë e trupit, por kete gje bleta nuk e di.

Ajo nuk di asgjë nga fizika apo logjika e saj e megjithatë fluturon.

Kjo është ajo që edhe ne mund të bëjmë, të fluturojmë e të përballojmë vështirësitë, pavarësisht se çka na thuhet.

Le të jemi bletë: pavarësisht madhësisë së ‘flatrave’ tona, ne duhet të fluturojmë dhe të shijojmë polenin e jetës!