Kjo do të jetë paga e mësimdhënësve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit ka konfirmuar se vlera e koeficientit për pagat e zyrtarëve publikë për vitin 2023 do të jetë 105, ndërsa nga janari i vitit 2024, do të jetë 110.

Vlera e koeficientit për mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulët do të jetë 5.6.

Në llogaritje i bie që rroga e tyre me koeficientin e ri do të jetë 588 euro. Ndërsa, në vitit 2024 do ta kenë 616 euro, shkruan Insajderi.

Paga e mësimdhënëseve deri tani ishte 421 euro. Ky koeficient i pagës me rritje do të zbatohen nga 6 shkurti.