Kjo është 102-vjeçarja që mposhti COVID-19

Plot pacientë nuk ia dalin në betejën me COVID-19, por 102-vjeçarja nga Deçani e ka mposhtur virusin e tmerrshëm, që po merr jetë çdo ditë gjithandej nëpër botë.

Ruka Dervishaj i ka 102 vjet, edhe pse në këtë moshë ajo ka arritur që ta mposhtë virusin Covid-19, ani se vitin e kaluar pësoi sulm në kokë.

Plaka nga Isniqi i Deçanit, të enjten zyrtarisht mbylli periudhën 14 ditëshe të izolimit pasi doli pozitive me koronavirus.

Ajo thotë në klan kosova se sfidat e jetës dhe ushqimi i shëndetshëm e kalitën përballë sëmundjeve.

Por, kaq lehtë me virusin nuk kaluan edhe anëtarët e tjerë të familjes.